Guardiola përplaset me Mullerin (FOTO)

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola është përplasur me sulmuesin Thomas Muller, në stërvitjen e sotme.

Sport

07/07/2015 15:53

Bayern Munich ka filluar stërvitjet në përgatitje për sezonin e ri.

Por, puna nuk ëhstë duke shkuar sipas planit. Kjo për shkak se sot trajneri Pep Guardiola është përplasur me sulmuesin Thomas Muller, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Gazeta po ashtu ka publikuar fotografi ku Guardiola dhe Muller shkëmbejnë fjalë të nxehta mes vete.

Por, në fund, Muller e pranoi një gabim të tij në stërvitje, dhe “shpëtoi” pa u përjashtuar nga stërvitja.