Guardiola përmirëson Gjermaninë

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low beson se ndryshimet se në lojën e Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger te Bayern Munich, mund t’i ndihmojnë skuadrës së tij. Lëndimet kanë bërë që Lahm të angazhohet në rol më defanziv se sa pozita e krahut të djathtë, kurse Schweinsteiger është paraqitur në një detyrë më sulmuese gjatë fitores…

Sport

27/09/2013 09:12

Selektori i Gjermanisë, Joachim Low beson se ndryshimet se në lojën e Philipp Lahm dhe Bastian Schweinsteiger te Bayern Munich, mund t’i ndihmojnë skuadrës së tij.

Lëndimet kanë bërë që Lahm të angazhohet në rol më defanziv se sa pozita e krahut të djathtë, kurse Schweinsteiger është paraqitur në një detyrë më sulmuese gjatë fitores 4-1 ndaj Hannoverit të mërkurën në Kupën e Gjermanisë.

Edhe pse dikush kishte sugjeruar se këto ndryshime do t’i bëjmë dëm Gjermanisë, Low beson se përshtatshmëria e futbollistëve në fjalë do t’i ndihmojë skuadrës së tij.

“Lahm ka luajtur në atë rolin e numrit 6 edhe në ekipin Kombëtar. Dhe, sigurisht, Bastian mund të luaj kudo në mesfushë. E di se Pep mendon njësoj sikurse unë në këtë fazë”, deklaroi Loë për Bild.