Guardiola përgjigjet në pyetjen nëse Man City mund ta fitojë Ligën e Kampionëve

Guardiola nuk e di nëse Manchester City mund të fitojë Ligën e Kampionëve, por ka paralajmëruar kundërshtarët se skuadra është shumë më e fortë se vitin e kaluar dhe se do të luftojë shumë për ta ngritur në qiell trofeun me vesh.

Sport

12/02/2018 23:49

Manchester City, nesër (e martë) do të nis fazën e dytë të Ligës së Kampionëve, duke u përballur me Baselin e Zvicrës.

“Nuk e di (nëse do ta fitojmë Champions Leaguen). Synimi jonë është të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar. Ekipi është shumë më efikas dhe duhet të jemi (nëse duam trofeun)”, deklaroi Guardiola.

“Baseli ka bërë paraqitje të mira në fazën e grupeve. Janë kundërshtar i mirë. Do të hasim vështirësi ndaj tyre”, shtoi Guardiola.