Guardiola nuk ka dyshime: Kjo skuadër e fiton La Ligën – Lajmi.net
Guardiola nuk ka dyshime: Kjo skuadër e fiton La Ligën
Autori: Lajmi.net La LigaLajme futbolliSport 22:19, 11 January 2019
Pep Guardiola e ka favorizuar Barcelonën në garën për titull në La Liga.

Kampionët aktual, prinë në renditjen tabelare me  40 pikë, pesë më shumë se ndjekësit e parë të Atletico Madrid, kur janë zhvilluar 18 xhiro.

Guardiola, që në të kaluarën ka drejtuar Barcelonën, ka thënë se katalanët me përvojën që kanë, do të jetë e vështirë ta lëshojnë vendin e parë në pjesën e dytë të sezonit.

“Mendoj se klubi (Barcelona), me gjithë përvojën që ka në këto gara, veçanërisht në këtë fazë të sezonit, është vështirë për të humbur shumë pikë”, ka deklaruar Guardiola, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ndoshta më shumë pikë mund të humbasësh në fillim të sezonit, por në muajt e fundit të sezonit, me përvojën konkurruese që kanë ata, është e vështirë për rivalët që t’i arrijnë. Por në futboll gjithçka mund të ndodhë”./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO