Guardiola nuk e ndryshoi Bayernin

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka mohuar ndikimin e trajnerit të ri Pep Guardiola në Allianz Arena duke theksuar se ai nuk ka ndryshuar shumëqka në klub. Ish strategu i Bracelonës mori drejtimin e gjigantit bavarez pas largimit të Jupp Heynckesit në fund të sezonit të kaluar, dhe deri më tani i ka udhëhequr…

Sport

01/11/2013 09:00

Ylli i Bayern Munichut, Arjen Robben ka mohuar ndikimin e trajnerit të ri Pep Guardiola në Allianz Arena duke theksuar se ai nuk ka ndryshuar shumëqka në klub.

Ish strategu i Bracelonës mori drejtimin e gjigantit bavarez pas largimit të Jupp Heynckesit në fund të sezonit të kaluar, dhe deri më tani i ka udhëhequr drejt kreut të tabelës në Bundesligë dhe Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse pranoi se Guardiola ka sjellë “pak sa” ndryshime në dallim me paraardhësin e tij, Robben theksoi se trajneri i ri nuk ka devijuar shumë nga gjurmët e suksesit të Heynckesit.

“Ju nuk duhet ta ekzagjeroni me gjithçka. Sigurisht se ai ka sjellë ndryshime, pak sa, por nuk e ka ndryshuar Bayernin”, deklaroi Robben për FAZ.

Ylli holandez nuk është se ka kaluar raportin më të mirë të mundshëm me trajnerin duke pasur një konflikt me të rreth një penalltie të cilën mesfushori deshi ta ekzekutonte në duelin e Bundesligës, para se Guardiola të bënte thirrje që topi të shkojë tek Thomas Muller.

Kurse, në duelin e Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzenit, Guardiola kërkoi që Robben të ekzekutojë një penallti, por holandezi refuzoi duke ia lënë topin Franck Riberys.