Guardiola nervozohet keq, ylli i Cityt po kalon te Reali

Real Madrid duket se e ka siguruar një transferim për verën e ardhshme.

Sport

09/12/2018 16:35

Real Madrid po transferon Brahim Diazin nga Manchester City.

Skuadra angleze nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti spanjoll, mirëpo kontrata e tij skadon në verë, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid tashmë ka arritur marrëveshje me Diazin edhe pse Manchester City refuzon shitjen e tij.

Pep Guradiola po tenton ta bindë spanjollin të qëndroj në ‘Etihad’, mirëpo lojtari tashmë ka ndarë mendjen rreth të ardhmes së tij.

Real Madrid duhet të pres deri në verën e ardhshme që t’i marr shërbimet e Diazit. /Lajmi.net/