Guardiola në Madrid

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola është shfaqur në Madrid, më saktësisht në stadiumin e Atletico Madridit, duke shikuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Sport

17/03/2015 21:11

Pep Guardiola është në Vicente Calderon duke shikuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bayer Leverkusenit.

Kjo është një ndeshje mjaft e madhe, të cilën si duket nuk e ka pasur ndërmend ta lëshojë Guardiola.

Përndryshe, Leverkusen është duke kaluar në një formë shumë të shkëlqyer në ndeshjet e fundit, ku në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar pesë fitore, ka shënuar 11 gola dhe nuk ka pranuar asnjë të tillë.

Guardiola 1

Guardiola