Guardiola me deklaratë të papritur pas humbjes turpëruese

Guardiola beson në "Remontada".

Sport

04/04/2018 23:50

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson në përmbysje në ndeshjen e kthimit.

Edhe pse City u mposht 3:0 nga Liverpool në sfidën e parë, Guardiola mendon që kualifikimi është ende i hapur, përcjellë “Lajmi.net”.

“Në fillim të ndeshjes treguam personalitet të madh, megjithatë pastaj bëmë gabime të pafalshme. Reaguam në pjesën e dytë, por nuk arritëm të shënojmë”, deklaroi Guardiola.

“Rezultati për t’u përmbysur është shumë i vështirë, këtë s’mund ta mohojmë, megjithatë ne duhet të besojmë në përmbysje. Do të përpiqemi që të besojmë dhe më pas mund t’ia dalim”, shtoi ai. /Lajmi.net/