Guardiola me arsyetim qesharak për humbjen e Man Cityt nga Basel

Pep Guardiola mbeti i pakënaqur nga paraqitja sulmuese e skuadrës në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium.

Sport

08/03/2018 07:20

Pep Guardiola ka kritikuar ekipin e tij pas humbjes nga Basel me rezultat 2:1 në ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve.

Manchester City u kualifikua në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5:2 por Guardiola mbeti i pakënaqur nga paraqitja sulmuese e skuadrës në ndeshjen e kthimit në Etihad Stadium.

“Ne harruam të sulmonim, kjo nuk guxon të na ndodh”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes. /Lajmi.net/