Guardiola mbron Chelsean e Sarrit

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri është në presion të madh pas rezultateve të fundit të skuadrës së tij.

Sport

08/02/2019 21:37

Pep Guardiola beson se Chelsea i Maurizio Sarrit kanë përmbushur pritshmërinë përkundër kritikave që janë adresuar trajnerit.

“Si një shikues dhe trajner, mundohem të vërej se çfarë po mundohet trajneri të bëjë” ka thënë Guardiola për “Sky Sports”, transmeton lajmi.net.

“Shoh Chelsean dhe mund të kuptoj se çfarë duan të bëjnë. Dhe pas kësaj, i shoh ata duke e bërë atë. Ndoshta disa njerëz nuk e dinë saktësisht çfarë ata kërkojnë, por ata janë duke e bërë” ka thënë tutje spanjolli.

“Sezoni është i pritshëm. Finalja e Carabao Cup, Liga e Evropës, dhe Premierliga janë aty, edhe nëse njerëzit nuk e besojnë. Ata kanë shansin që të jenë kampionët – Nëntë pikë mbrapa me shumë lojë për tu luajtur” ka thënë ndër të tjerash Pep.

Manchester City i Guardiolas dhe Chelsea i Maurizio Sarrit do të jenë përballë njëra tjetrës gjatë kësaj fundjave. /Lajmi.net/