Guardiola mbështet Busquetsin të bëhet trajner

Pep Guardiola e ka sugjeruar mesfushorin e Barcelonës, Sergio Busquets, ta ndjekë atë në rrugën e trajnerit.

Sport

30/11/2018 22:00

Busquets në fundjavë regjistroi paraqitjen e tij të 500-të me blaugranat, në barazimin 1:1 kundër Atletico Madrid.

Lojtari depërtoi në skuadrën e parë kur trajner i Barcelonës ishte Pep Guardiola, ky i fundi i cili tashmë ka një këshillë për lojtarin.

“Isha me fat” ka thënë Guardiola duke iu referuar punës me Sergio Busquets, transmeton lajmi.net.

“Nuk ishte e lehtë sepse në pozitën ku filloi të luante.. atë e fitoi kundër Yaya Toure. Ai ishte arsyeja pse Toure erdhi tek City” ka thënë Pep.

“Herët apo vonë do ta shohim atë të bëhet një trajner. Do ta shohim Busquets si udhëheqës të bankinës” ka përfunduar spanjolli.

Busquets dhe Guardiola  kishin punuar së bashku edhe në akademinë e Barcelonës. /Lajmi.net/