Guardiola: Man City nuk është gati për të fituar Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City nuk mund të pres për të fituar Ligën e Kampionëve, nëse vazhdon të pranojë gola siç ka bërë në fitoren dramatike 3:2 ndaj Schalkes.

Sport

21/02/2019 11:22

Manchester City ka shënuar fitore 2:3 në udhëtim te Schalke, në një ndeshje që dhuroi pesë gola dhe dy përmbysje në rezultat.

“Rezultat tepër i mirë, tri gola të shënuara në udhëtim”, ka deklaruar Guardiola pas ndeshjes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne i dhuruam golin e parë Schalkes, i dhuruam edhe golin e dytë, e po ashtu edhe një karton të kuq”.

“Në këtë nivel, ne ende nuk jemi gati për të luftuar për Ligën e Kampionëve, por rezultati është i mirë”./Lajmi.net/