Guardiola lavdëron Realin

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola thotë se skuadra e tij bëri gjithçka që mundi, por humbi nga Real Madrid, “një prej ekipeve më të mira dhe më të shtrenjta në botë”.

Sport

24/04/2014 00:34

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar kualitetet e Real Madridit pas humbjes 1:0 nga Los Blancos në ndeshjen e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne e kontrolluam ndeshjen, por Reali na priste në kundërsulm dhe ata i kanë futbollistët që mund të shfrytëzojnë këtë”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes.

“Ne bëmë gjithçka që mundëm sonte. Nuk mund të fitojmë çdo ndeshje”, shtoi ish strategu i Barcelonës.

“Luajtëm kundër një prej ekipeve më të mira dhe më të shtrenjta në botë”, theksoi ai. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Allianz Arena të martën.