Guardiola: Lamtumirë Bayern

Pep Guardiola do të largohet nga posti i trajnerit të Bayern Munichut, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport

07/05/2015 09:32

Bayern Munich ka insistuar se ai do të mbetet në detyrë edhe për edicionin e ri.

Por, Pep Guardiola ka vendosur që të largohet në fund të këtij stinori. Rol të rëndësishëm luajti humbja 3:0 nga Barcelona në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Sky Sport”, Guardiola pas largimit nga Bayern do të marrë drejtimin e Manchester Cityt.

“Citizens” tashmë një kohë të gjatë e konsiderojnë Guardiolën si pasardhës ideal të Manuel Pellegrinit.