Guardiola: Ky lojtar ka qenë më i miri këtë sezon

Pep Guardiola thotë se uria e Manchester City-t për të thyer rekorde i ka mbajtur të motivuar ndaj Swansea, dhe shton se Kevin De Bruyne është lojtari më i mirë i këtij sezoni.

Sport

22/04/2018 20:51

City shkatërroi Swansea me rezultatin e thellë 5-0 në Etihad dhe ka treguar se nuk ka ndërmend ta ulë ritmin deri në fund të sezoni. “Gjëja më e rëndësishme ishte paraqitja, luajtëm në një nivel të ngjashëm me ndeshjet e tjera të sezonit,” shprehet Pep për BBC.

“Swansea ka humbur vetëm tre ndeshje nën drejtimin e Carvahal. Nuk është e lehtë ndaj tyre.

“Në futboll gjithmonë duhet të përmirësohesh. Thyerja e rekordeve i mban lojtarët të motivuar. Kampionati është fituar, tani e kanë radhën rekordet.

“Jam shumë i lumtur me atmosferën e stadiumit. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Mendy ka qenë aktiv në mediat sociale, shyqyr që u rikthye në fushë.

“Ndërsa De Bruyne…Nëse ai nuk e fiton çmimin e Lojtarit të Vitit atëherë urime kujtdo që e fiton. Për mendimin nuk ka lojtar më të mirë se ai në bazë të vazhdimësisë çdo tre ditë në të gjitha kompeticionet.

“Ka lojtarë që janë më të mirë se ai në bazë të shifrave. Por këtë sezon ka qenë më i miri.