Guardiola: Ky futbollist i Cityt është i dobët, i vogël por “wow”

Guardiola ka thënë se Silva është...

Sport

17/09/2018 16:43

Pep Guardiola ka komentuar paraqitjen e Bernardo Silvas ndaj Fulhamit.

Guardiola ka thënë se Silva është “i dobët, i vogël por është wow”, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai mund të luajë aty, pasi ai mund të luftojë. Ai është i dobët, i vogël, por ai është wow”, deklaroi Guardiola.

“Duhet të kuptosh, se kur janë topa të dyshimtë, janë topat e Bernardos, ai ka atë sens inteligjence”.

“Duhet të jesh i fortë dhe i shpejtë, dhe ai e bëri. Patjetër, ai mund të luajë aty. Ai është një lojtar krahu, por është e rëndësishme që të kemi lojtarë që luajnë në disa pozicione, dhe ai është një prej tyre”, shtoi ai. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për bernardo silva city