Guardiola: Ky futbollist do të largohet nga Man City, klubi i ri është nga Serie A (FOTO)

Pep Guardiola ka konfirmuar një largim të ri nga Man City.

Merkato

21/07/2017 09:23

Pep Guardiola ka konfirmuar se Aleksandar Kolarov do të largohet nga Manchester City.

Serbi pritet të nënshkruajë me Romën.

“Nuk kemi mbrojtës krahu. Kemi transferuar vetëm Kyle Walker, derisa tre të tjerë nuk i kanë vazhduar kontratat. Kolarov është një hap larg Romës. Ja pse nuk kemi opsione në mbrojtje”, tha Guardiola.

“Nuk më pëlqen të punoj me njerëzit që nuk duan të qëndrojnë. Kola më ka ndihmuar shumë sezonin e kaluar për shumë gjëra. Por, ai ka shans të mirë të shkojë te Roma dhe ai tashmë ka folur me mua dhe klubin, i cili ka kërkuar të largohet”, theksoi mes tjerash Guardiola.