Guardiola: Kurrë nuk do të jem trajner i këtij ekipi!

Pep Guardiola ka konfirmuar një lajm të rëndësishëm.

Sport

18/02/2017 09:20

Pep Guardiola ka dëshpëruar tifozët e Barcelonës.

Menaxheri i Manchester Cityt ka theksuar se kurrë më nuk do të jetë trajner i gjigantit katalan, edhe pse arriti sukses të jashtëzakonshëm gjatë aventurës së parë në drejtim të ekipit.

“Nuk do të kthehem kurrë te Barcelona për të qenë trajner atje, periudha ime ka përfunduar”, deklaroi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Barcelona është ende ekipi më i mirë në botë”, theksoi Guardiola. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.