Guardiola kundër Messit

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar Franck Riberyn duke sugjeruar se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë para ish futbollistit të tij nga Barcelona, Lionel Messi. Gjiganti bavarez vazhdoi serinë pa humbje në 40 ndeshje pas fitores 7:0 kundër Werder Bremenit të shtunën, takim gjatë së cilit Ribery realizoi dy herë…

Sport

08/12/2013 15:12

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar Franck Riberyn duke sugjeruar se ai e meriton ta fitojë Topin e Artë para ish futbollistit të tij nga Barcelona, Lionel Messi.

Gjiganti bavarez vazhdoi serinë pa humbje në 40 ndeshje pas fitores 7:0 kundër Werder Bremenit të shtunën, takim gjatë së cilit Ribery realizoi dy herë pas rikthimit nga lëndimi.

Dhe, Guardiola ka lavdëruar francezin duke thënë se e meriton të shpallet futbollisti më i mirë i vitit në botë, para Messit.

“Tashmë një kohë të gjatë kemi folur për këtë temë. Franck ka kaluar një stinor të jashtëzakonshëm vitin e kaluar. Karriera e tij është e jashtëzakonshme. Natyrisht, ai e meriton të fitojë Topin e Artë, këtë çmim individual, por gjëja më e rëndësishme është që është i lumtur me paraqitjet e tij dhe atë që po e bën tani”, deklaroi Guardiola.

“Por, edhe të tjerët janë të jashtëzakonshme. Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, ose ndokush tjetër. Megjithatë, sezoni i kaluar ishte i Riberys, pa asnjë dyshim”, u shpreh ai.