Guardiola: Kujdes nga ky futbollist i Barcelonës

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se do të përgatit një sistem të veçante mbrojtës për t’u ballafaquar me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

24/04/2015 21:38

Pep Guardiola përgatitet të sfidojë të kaluarën e tij.

Trajneri i Bayern Munichut do të takohet me ish skuadrën e tij, Barcelonën, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

E ai ka bërë të ditur se do të fokusohet tek sulmuesi Lionel Messi, duke krijuar një sistem të veqantë të mbrojtjes kundër tij.

“Duhet të kemi kujdes, ai mund t’ju bëjë të vuani”, deklaroi Guardiola.

“Do të krijoj sistemin më të mirë të mbrojtjes për ta kontrolluar Messin”, u shpreh ai.