Guardiola: Këto 3 skuadra i shoh gjithmonë në TV

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, shprehet se nuk sheh shumë skuadra në televizor dhe se i përzgjedh ekipet që në kohën e lirë sheh në ekran. Në prag të ndeshjes së sotme ndaj Liverpool, ai deklaron se cilat skuadrat që vlerëson më shumë.

Sport

14/01/2018 15:13

Ose më saktë, ai vlerëson trajnerët që i drejtojnë ato, siç është rasti i Napolit. Trajneri spanjoll ka deklaruar se është i magjepsur nga loja e Napolit dhe përgëzon trajnerin Sarri.

“Të fitoja dy herë brenda dy javësh ndaj Napolit ishte një rezultat i rëndësishëm, pasi përballesha me një nga trajnerët më të fortë në botë. Për 30 minuta na masakruan”, tha Guardiola, që pranon se Napolin e sheh gjithnjë kur luan.

Më tej, trajneri spanjoll pranon se gjithnjë sheh ndeshjet e Barcelonës, skuadrës së zemrës.

“Më pëlqen të shoh Barçën, pasi jam fans i këtij ekipi dhe sepse aty jam rritur. Edhe Napoli luan një lojë të ngjashme, njësoj si Tottenham, dy skuadra që i ndjek gjithnjë. Skuadra e Spurs humbet ndonjë pikë, por luan mjaft mirë. Një skuadër që humbet edhe kur gjuan 25 herë në portën kundërshtare”, thotë Guardiola.

Në këtë listë mungon skuadra e Bayern Mynih, që e pat drejtuar dy vite më parë. Një ekip që sipas trajnerit është e avashtë në lojë dhe manovrat sulmuese edhe pse me trajnerin e ri Heynckes skuadra barareze ka fituar 16 nga 17 takimet e luajtura.