Guardiola kërkon përmirësime, nuk ka ditë pushimi për lojtarët

Përkundër performancës fantastike dhe fitores 3:0 ndaj Fulham, strategu spanjoll nuk ka lënë ditë të lirë për lojtarët e tij.

Sport

17/09/2018 12:58

Ai ka thënë se loja e “Citizens” duhet të përmirësohet ende në disa aspekte dhe nuk ka kohë për pushim.

Lojtarët e Cityt drejtuan 28 goditje në portën e Fulham mirëpo konkretizuan vetëm tri.

“Jam shumë i nervozuar me lojtarët dhe ata janë në dijeni për këtë. Nuk më pëlqen kur gabojnë në gjëra të thjeshta si pasimet dhe kontrolli i topit.
Kemi folur për këtë disa herë dhe do t’iu tregojë se mund të përmirësohemi” ishin fjalët e trajnerit.

Manchester  City ndeshjen e radhës e luan ndaj Lyon, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/