Guardiola kërkon futbollistin e Real Madridit

Pep Guardiola ka shprehur interesim për transferimin e një futbollisti nga Real Madrid në Manchester City.

Merkato

26/02/2016 12:04

Pep Guardiola kërkon një përforcim nga Real Madrid te skuadra e tij e ardhshme, Manchester City.

Mbrojtësi brazilian ka vazhduar së fundmi kontratën e tij në Santiago Bernabeu.

Dhe, në dëmshpërblimin e tij është e paraqitur një shumë prej 120 milionë euro.

Por, Guardiola dëshiron ta transferojë në Etihad Stadium, ka bërë të ditur e përditshmja britanike “The Guardian”, përcjell “Lajmi.net”.

Por, largimi i Marcelos nga Real Madrid nuk do të jetë aspak i lehtë.