Guardiola ka një lajm fenomenal për tifozët e Man City

Manchester City këtë fundjavë në sfidën ndaj Burnley-it do të ketë në dispozicion edhe super yllin e skuadrës.

Sport

19/10/2018 23:10

Trajneri i “Citizens”, Pep Guardiola në konferencën për shtyp para kësaj sfide deklaroi se Kevin De Bruyne është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në fillim të sezonit dhe mund të luajë ndaj Burnley-it, përcjell lajmi.net.

Trajneri spanjoll shtoi gjithashtu se mesfushori belg ende nuk i ka 90 minutat në këmbë dhe mund të aktivizohet vetëm për një fraksion të caktuar loje.

Kujtojmë se De Bruyne ishte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Rikthimi i tij mendohej të bëhej edhe më vonë, mirëpo puna intensive e belgut ka bërë të mundshëm një rikthim më të shpejtë.

KDB ishte lojtari kyç i Cityt në sezonin fenomenal që pati vitin e kaluar. Rikthimi i tij do të jetë shtysë e madhe për pjesën e mbetur të sezonit. /Lajmi.net/