Guardiola ka dy lajme të mëdha për Barcelonën

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola shpreson se mesfushori Franck Ribery dhe sulmuesi Robert Lewandowski të rikthehen nga lëndimet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

01/05/2015 13:24

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola mban shpresë se mesfushori Franck Ribery dhe sulmuesi Robert Lewandowski të rikthehen nga lëndimet për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

“Për Lewandowskin mbetet të shohin se si do të jetë në ditët e ardhshme. Për të do të vendosë mjeku, nëse thotë se nuk është ende mirë, nuk do të luajë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.

“Kurse, me Riberyn flasim çdo ditë, duhet të presim dhe të shohim. Tani për tani nuk mund të them asgjë”, u shpreh ai.