Guardiola ka disa lëvdata për të ‘mrekullueshmin’ Foden

I riu Phil Foden është regjistruar sot në listën e golashënuesve të Manchester City.

Sport

16/02/2019 22:55

Manchester City shënoi fitore të lehtë me rezultatin 1:4, kundër Neëport County, në kuadër të Kupës FA.

Pep Guardiola ka shfrytëzuar rastin që të lëshoj disa lëvdata për golin e jashtëzakonshëm të tij, pas një veprimi të mirë individual.

“Ishim me fat që Phil shënoi një gol të mrekullueshëm që na ndihmoi të qëndrojmë në pesë minutat e fundit” ka thënë Guardiola për “BT Sport”, transmeton lajmi.net.

“Urime të mëdha për skuadrën që kanë treguar se sa të mrekullueshëm janë në të gjitha kompeticionet dhe në të gjitha ndeshjet” ka thënë tutje trajneri.

Manchester City me këtë fitore ka prekur fazën e çerekfinales, dhe është në rrugë të mirë për të triumfuar në Kupën FA. /Lajmi.net/