Guardiola: Jam me fat që e kam këtë futbollist në skuadër, ai është një legjendë

Sergio Aguero është një legjendë për Pep Guardiolan.

Sport

23/09/2018 10:16

Trajneri i Manchester Cityt ndihet me fat që e ka në skuadër Agueron, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai është një legjendë autentike. Është e rëndësishme ajo që ai ka bërë për klubin tonë dhe jam me fat që e kam atë në skuadër. Uroj që të ketë këto ritme gjithnjë, pasi po kalon një formë të shkëlqyer”, tha Guardiola.

“Ndaj Cardiff ishim në nivelin e sezonit të kaluar dhe jam i kënaqur, pasi kjo fitore ishte një reagim i shkëlqyer pas dështimit në Champions. Sezoni është i gjatë  dhe kishim nevojë për këtë fitore”.

“Pasi golit të parë të Aguero ishim më të lirshëm dhe realizuam edhe dy herë të tjera në pjesën e parë, duke e patur të lehtë të administronim lojën në të dytën. Këtë herë jam i kënaqur nga skuadra e veçanërisht nga Auguero”, shtoi ai. /Lajmi.net/