Guardiola, ‘ilaçi’ i Barcelonës

Eliminimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe me gjasa të zbehura për të mbrojtur titullin e kampionit në La Ligë, Barcelona hyn në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit si pothuajse të vetmen shpresë për të mbyllur sezonin me një sukses. Legjenda e klubit, Johan Cruyff mendon se ai që do t’i…

Sport

16/04/2014 13:28

Eliminimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe me gjasa të zbehura për të mbrojtur titullin e kampionit në La Ligë, Barcelona hyn në finalen e Copa del Rey kundër Real Madridit si pothuajse të vetmen shpresë për të mbyllur sezonin me një sukses.

Legjenda e klubit, Johan Cruyff mendon se ai që do t’i rikthente gjërat në vend është ish trajneri Pep Guardiola, aktualisht në drejtim të Bayern Munichut.

“Nëse Joan Laporta rikthehet në postin e presidentit, atëherë më së miri çka mund të bëjë është të rikthejë edhe Guardiolën, si person inteligjent”, deklaroi Cruyff për El Mundo Deportivo.

“Laporta gjatë kohës sa ishte president bashkëpunoi me njerëz që e njihnin mirë futbollin: Txiki Begiristain, Frank Rijkaard, Pep Guardiola… Ishin momente të mira dhe të këqija por në përgjithësi ishte një periudhë fantastike”, u shpreh ai.