Guardiola ia “vjedh” një përforcim Barcelonës

Pep Guardiola është i gatshëm t’ia prishë planet Barcelonës në përpjekje për transferimin e një përforcimi gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

27/02/2016 09:01

Barcelona është e interesuar për transferimin e mbrojtësit të Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mirëpo, ka ndodh një problem.

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Cityt, ish trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola e dëshiron Laporten në Etihad Stadium, raporton e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “Lajmi.net”.

Për ta transferuar nga Bilbao, duhet të paguhen 50 milionë euro, të caktuara sipas dëmshpërblimit në kontratën e tij me klubin bask.