Guardiola ia merr Barcelonës lojtarin para syve

Pep Guardiola duket se do ta bëjë një transferim gjigant te Manchester City në këtë afat.

Merkato

14/01/2019 08:24

Peop Guardiola është shumë afër ta transferojë Frenkie de Jong te Manchester City nga Ajax.

Por, trajneri spanjoll e di se për t’i marrë shërbimet e mesfushorit holandez, duhet ta mposht edhe ish-skuadrën e tij, Barcelonën, përcjell lajmi.net.

Katalonasit ka kohë që janë në garë për De Jong, mirëpo Guardiola e do me çdo kushte transferimin e tij te City.

Trajneri e sheh talentin holandez si zëvendësim të Fernandinhos së plakur. /Lajmi.net/