Guardiola ia gjen klubin e ri Ancelottit

Në rast se Pep Guardiola largohet nga posti i Bayern Munichut në fund të këtij sezoni, ai do të zëvendësohet nga Carlo Ancelotti.

Sport

07/05/2015 09:00

Carlo Ancelotti mund të bëhet trajner i ri i Bayern Munichut, në rast se Pep Guardiola vendosur të largohet në fund të këtij sezoni.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, strategu italian është ideja e gjigantit bavarez për pasardhës të Guardiolës, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2016, por mund të largohet edhe në fund të këtij edicioni.

Kurse, Ancelotti rrezikon ta përfundojë sezonin pa asnjë titull me Realin dhe nëse ndodh kjo, ai nuk do të jetë në detyrë në edicionin e ardhshëm.