Guardiola i frustruar me drejtuesit e Man City, arsyeja Frenkie de Jong

Frenkie de Jong është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në futbollin evropian momentalisht.

Sport

09/12/2018 08:11

Ylli i Ajax po kërkohet me ngulm nga gjigantët e Evropës, si Barcelona, Bayern Munich, PSG dhe Manchester City.

Së fundmi, është thënë se Paris Saint Germain veçse ka arritur një marrëveshje me lojtarin, duke i ofruar skuadrës holandeze shumën e 75 milionë eurove.

Si pasojë e kësaj, thuhet se Pep Guardiola ka mbetur tejet i frustruar me drejtuesit e Manchester City.

“The Mirror” bën të ditur se drejtuesit e “Citizens” do të fluturonin drejt Amsterdamit për të arritur marrëveshjen me mesfushorin, transmeton lajmi.net.

Duket se tashmë skuadra nga Manchester e ka humbur përfundimisht garën për lojtarin.

Në anën tjetër, drejtuesit e Barcelonës kanë thënë se De Jong nuk ka arritur marrëveshje me PSG-në dhe ka lënë gjithçka të hapur. /Lajmi.net/