Guardiola gaboi me shitjen e Shaqirit

Joe Wright nga “Goal” beson se Bayern Munich dhe Pep Guardiola do të pendohen për shitjen e mesfushorit Xherdan Shaqiri në Inter.

Sport

09/01/2015 10:36

Transferimi i Xherdan Shaqirit nga Bayern Munich në Inter është duke zgjuar reagime të mëdha.

Disa e arsyetojnë vendimin e gjigantit bavarez për shitjen e yllit kosovar, por ka edhe të atillë që e quajnë të gabuar.

Joe Wright nga “Goal” ka shkruar një koment duke e kundërshtuar vendimin për largimin e Shaqirit nga Bayern.

“Ylli zviceran asnjëherë nuk e realizoi premtimin e hershëm në Allianz Arena, por Guardiola mund të pendohet për mungesën e besimit ndaj një prej futbollistëve më të talentuar në Evropë”, shkruan ai ndër të tjera në “Goal”.

“Shaqiri do të duhej të ishte e ardhmja e klubit, njeriu për të udhëhequr gjeneratën e re të yjeve kur Ribery dhe Robben të largohen. Bayern dhe Guardiola mund të vajtojnë vendimin për mosbesimin ndaj Shaqirit”.