Guardiola frikëson Man Cityn, a do të jetë ky klubi i ri?

Pep Guardiola ka ofertë për largim nga Manchester City.

Sport

20/01/2018 09:35

Paris Saint-Germain ka filluar planifikimin për sezonin e ri.

“Mirror” raporton se klubi i pasur francez ka bërë gati ofertën për angazhimin e menaxherit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Strategu katalan është kandidati ideal për pasardhës të Unai Emeryt, përcjell “lajmi.net”.

Por, Manchester City vështirë se do ta lejojë largimin e Guardiolës i cili është duke shkëlqyer me rezultatet e deritashme gjatë këtij sezoni. /Lajmi.net/