Guardiola flet pas barazimit me Liverpoolin

Pep Guardiola është deklaruar i kënaqur edhe me barazimin ndaj Liverpoolit.

Sport

19/03/2017 20:41

Trajneri spanjoll pas barazimit 1:1 të skuadrës së tij me Liverpoolin, ka thënë se është i kënaqur me lojtarët e tij, pas atij eliminimi në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi kaluar në disa ditë të vështira, pasi u eliminuam nga Liga e Kampionëve. Ne ishim shumë të trishtuar, dhe kështu unë jam krenar me ekipin time”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Dy vite e dy muaj janë shumë në futboll. Kam ardhur këtu për tre vite, unë dëshiroj të qëndroj. Sezonin tjetër dua që të luajmë edhe më mirë”.

“Sot ne krijuam shumë raste të qarta, më shumë se Liverpooli, por thjeshtë nuk mundem të shënojmë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6