Guardiola e vlerëson lartë ‘luftën’ e Silvas

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka vlerësuar lartë mesfushorin David Silva, pas fitores kundër Newport County.

Sport

17/02/2019 08:30

Silva, i cili është një nga veteranët e skuadrës, luajti për 82 minuta në këtë ndeshje, në një terren tejet të vështirë.

Ai dha maksimumin dhe në fund u vlerësua nga trajneri i tij, për profesionalizmin e lartë të treguar.

“E mrekullueshme. Ai është 33 vjeç, lufton, fiton duelet. Shumë, shumë mirë” ka thënë Guardiola, i pyetur për Silvan, transmeton lajmi.net.

“David është lojtar fantastik. Ai ka luajtur këtu në Ligën e dytë sikur një 18 vjeçar, si Phil Foden” ka thënë tutje spanjolli.

Newport janë një skuadër që pozicionohen në pozitën e 15, në divizionin e katërt të futbollit anglez.

Silva duke treguar respektin më të madh për kundërshtarin dha maksimumin e tij në fushën e blertë. /Lajmi.net/