Guardiola e urren tiki-takan

Edhe pse shquhet si trajner që preferon të luajë me dominim në posedimin e topit, Pep Guardiola ka befasuar të gjithë duke thënë se e urren stilin tiki-taka.

Sport

05/08/2014 11:13

Pep Guardiola me një befasi të madhe. Në autobiografinë “Herr Pep” të shkruar së bashku me gazetarin dhe shokun e tij Marti Pernerau, trajneri i Bayern Munichut i ka befasuar të gjithë.

“E urrej tiki-takan. Posedimi i topit është vetëm një mundësi e organizimit dhe e vendos në vështirësi kundërshtarin”, shkruan në libër.

Guardiola po ashtu komentoi edhe largimin e tij nga Barcelona.

“Nuk është e vërtetë se jam larguar nga Barcelona sepse Rosell nuk përkrahte idetë e mija të rindërtimit. Nuk kam kërkuar kurrfarë revolucioni, ishte vetëm kufiri i një aventure”, shtoi ai.

“Disfata ime më e rëndë si trajner? Pa dyshim humbja e edicionit të kaluar 4:0 nga Real Madrid”, ka theksuar Guardiola.