Guardiola e pranon që City ka dështuar, tregon edhe arsyen

Pep Guardiola ka deklaruar se Manchester City nuk ishte skuadër e gatshme për të konkurruar në Evropë.

Sport

12/05/2017 19:12

City u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Monaco, ndërsa në Premierligë ka dështuar në garën për titull, ku tani po kërkon një vend që dërgon në Evropë edicionin tjetër.

Skuadra që drejtohet nga Guardiola, ka dështuar të fitojë një trofe këtë edicion, dhe kjo është hera e parë që i ndodh në karrierë trajnerit spanjoll.

“Ka qenë një sezon intensiv, por i bukur”, ka deklaruar fillimisht Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Unë jam kënaqur. Është pritur të luftojmë deri në fund, sidomos në Premierligë, por nuk ia kemi arritur”.

“Në Ligën e Kampionëve nuk kemi qenë të gatshëm të konkurrojmë. Unë shpresoj që edicionin e ardhshëm të jemi më të fortë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6