Guardiola e komenton shkarkimin e Mourinhos

Pep Guardiola ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Jose Mourinhos nga Manchester United.

Sport

18/12/2018 23:48

Skuadra angleze të martën ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin portugez, pas një seri të gjatë të rezultateve negative.

“Unë jam gjithmonë i trishtuar kur kjo gjë ju ndodh trajnerëve”, ka deklaruar Guardiola pas ndeshjes që Manchester City e fitoi 3:1 me penallti ndaj Leicester Cityt, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne jemi të vetëm në këto situata. Shkarkimet vijnë kur rezultatet nuk janë të mira”.

“Ai nuk ka nevojë për mua, ai është ai i fortë. I uroj gjithë të mirat. Ai do të kthehet së shpejti”./Lajmi.net/