Guardiola e kishte bindur Sanen që të nënshkruate me Man City para Bayern Munich

Leroy Sane ka shkëlqyer me Manchester Cityn nën urdhrat e trajnerit Pep Guardiola.

Sport

06/01/2019 08:07

Anësori gjerman ka qenë pjesë kyçe e formacionit të spanjollit, duke qenë shpeshherë zgjedhja e parë për krahun e majtë.

Sane madje ishte vendimtar në ndeshjen më të vlefshme  të sezonit në Premierligë, duke shënuar golin e fitores kundër Liverpool.

Por, si do të ishin gjërat nëse Leroy do të kishte nënshkruar me Bayern Munich para Manchester City?

“Bild” raporton se anësori gjerman ishte shumë afër që të kalonte tek Bayern, por kjo gjë nuk ndodhi shkaku i një personi, transmeton lajmi.net.

Pep Guardiola ishte personi që e bindi lojtarin të kalonte në Premierligë para qëndrimit në Bundesliga.

Kujtojmë se Sane kishte mbetur jashtë listës së Gjermanisë për Kupën e Botës, mirëpo së fundmi ai është kthyer në hero pas golit të fitores kundër Liverpool. /Lajmi.net/