Guardiola e do me çdo kusht yllin e Napolit

Pep Guradiola po mendon të bëjë një transferim befasues nga Napoli.

Merkato

14/11/2018 11:03

Pep Guardiola dëshiron ta shtoj edhe një mesfushor në skuadrën e tij, andaj e ka gjetur një në Serie A.

Trajneri spanjoll ka kërkuar nga Manchester City transferimin e mesfushorit të Napolit, Allan, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori brazilian po kalon një formë të jashtëzakonshme nën menaxhimin e Carlo Ancelottit, e që po lidhet edhe me një kalim te Chelsea.

Guardiola e dëshiron Allanin si opsion për Fernandinhon, andaj do të tentoj ta transferoj në janar. /Lajmi.net/