Guardiola: Do të doja që Pogba të luante në derbi, kjo është arsyeja

Pep Guardiola ka deklaruar se do të dëshironte që Paul Pogba të luante në derbin e Mançesterit javën e ardhshme.

Sport

03/12/2017 22:10

Xhiron e ardhshme në Premierligë, Manchester United në ‘Old Trafford’ pret rivalët e Manchester City, në një përballje shumë përcaktuese për pjesën tjetër të sezonit.

Hendikep për skuadrën e Jose Mourinhos do të jetë mungesa e Pogbas, i cili u ndëshkua me karton të kuq në fitoren 1:3 të Manchester Unitedit ndaj Arsenalit në ‘Emirates’ ditën e shtunë.

“Do të doja që Paul të luante kundër nesh sepse më pëlqen t’i sfidojë skuadrat me lojtarët e tyre më të mirë, për të parë nëse jemi në gjendje t’i mposhtim ata”, ka deklaruar Guardiola pas fitores së 2:1 të Manchester Cityt ndaj West Hamit./Lajmi.net/