Guardiola: Derbi ndaj Man Utd nuk është ndeshja më e madhe

Duket se derbi i qytetit të Manchesterit nuk është ndeshja më e rëndësishme për Guardiolan dhe skuadrën e tij.

Sport

09/11/2018 17:47

Spanjolli nuk po i jep rëndësi aq të madhe takimit që do të zhvillohet në “Etihad”, takim ky që përcjell një rivalitet të vjetër.

“Jo, jo, jo” ishte përgjigja e Guardiolas kur është pyetur se a është ndeshja e të dielës më e rëndësishmja për Cityn, transmeton lajmi.net.

“Sigurisht se ndaj rivalëve për titull ndeshjet janë të rëndësishme, por jemi ende në nëntor. Ndoshta ndeshja e dytë në “Old Trafford”, në mars, do të jetë më e rëndësishme” ka vazhduar ai.

“Jemi në një seri të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Normalisht asnjë skuadër nuk e kontrollon lojën për 90 minuta. Duhet të mbrohemi mirë dhe të sulmojmë mirë” ka përfunduar strategu spanjoll.

Derbi lokal i Manchesterit do të zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 17:15. /Lajmi.net/