Guardiola: Bundesliga, titulli më i rëndësishëm

Një pikë e vetme. Kaq do t’i mjaftonte Bayern Munichut që ta sigurojë titullin e 24-t në histori të Bundesligës. Edhe pse është ende muaji mars, 23 pikët avantazh të kompanisë bavareze ndaj përcjellësve, e kanë bërë praktikisht të mbyllur çështjen e titullit të kampionit, ndërsa dita më e duhur për ta festuar titullin mund…

Sport

25/03/2014 07:45

Një pikë e vetme. Kaq do t’i mjaftonte Bayern Munichut që ta sigurojë titullin e 24-t në histori të Bundesligës.

Edhe pse është ende muaji mars, 23 pikët avantazh të kompanisë bavareze ndaj përcjellësve, e kanë bërë praktikisht të mbyllur çështjen e titullit të kampionit, ndërsa dita më e duhur për ta festuar titullin mund të jetë sot.

Një rrugëtim i pabesueshëm ai i kampionëve të Evropës, të cilët në 26 ndeshje në kampionat deri tash i kanë regjistruar 24 fitore e 2 barazime.

Duke e fituar kampionatin sot, Guardiola do ta kalonte rekordin e Jupp Heynckes, i cili sezonin e kaluar e ngriti ‘Meisterschale’ një javë më vonë, në fillim të prillit.

Bayernit do t’i mjaftonte një barazim kundër Hertha Berlinit, në rast të një barazimi në derbin e Ruhr ndërmjet Borussia Dortmund e Schalke.

“Për ne, titulli i kampionit të Gjermanisë është ai më i rëndësishmi. Kur të jemi të sigurt se e kemi fituar atë do të ndihem i lumtur dhe krenar”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës.

Sigurisht, këtij titulli do t’i gëzohet edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri, i cili është pjesë e gjigantit bavarez qe afro dy vjet.