Guardiola: Bayern Munich – Real Madrid, kjo skuadër shkon në finale

Bayern Munich - Real Madrid po cilësohet ndeshja kryesore gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/04/2018 16:16

Dy gjigantët e futbollit evropian janë shortuar sot në Nyon të Zvicër.

Të dy këto skuadra, kanë shumë histori të pazgjidhura mesvete, dhe mjafton të kujtojmë përballjen e vitit të kaluar, ku Real Madrid eliminoi Bayernin në Ligën e Kampionëve me shumë polemika.

Ish trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola, shpreson që bavarezët të kualifikohen për në finalen që mbahet në Kiev të Ukrainës.

“Unë shpresoj se do të kualifikohet Bayerni”, ka deklaruar Guardiola në konferencë për shtyp.

City i Guardiolas është eliminuar në çerekfinale nga skuadra e Liverpoolit./Lajmi.net/