Guardiola: Aguero ka nënshkruar me këtë klub (FOTO)

Pep Guardiola ka një lajm të madh për Sergio Agueron.

Merkato

21/01/2017 12:13

Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi Sergio Aguero ka nënshkruar kontratë të re në klub.

Reprezentuesi argjentinas spekulohej se mund të largohet nga Etihad Stadium pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, Guardiola ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për vazhdimin e qëndrimit të tij në Manchester City, me gjasë deri më 2020.

“Aguero ka nënshkruar vazhdimin e kontratës”, dekalroi Guardiola, përcjell “lajmi.net”.

“Ai do të mbetet këtu derisa të dëshiron të jetë këtu. Ai është sulmuesi ynë më i miri dhe ne duam atë që është më e mira për të”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6