Guardin ka një mesazh për tifozët e Interit

Fredy Guarin ka kujtime të bukura nga ish skuadra e tij dhe ka shfaqur gatishmëri të rikthehet nga Shanghai Shenhua.

Sport

08/02/2018 10:03

Fredy Guarin është i gatshëm të rikthehet në Inter.

Mesfushori kolumbian ka kujtime të bukura nga ish skuadra e tij dhe ka shfaqur gatishmëri të rikthehet nga Shanghai Shenhua.

“Inter është familja ime, më ktheni në shtëpi”, deklaroi Guarin për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Jam i gatshëm të kthehem në klub edhe për një çerek të rrogës. Më mungon Italia dhe Interi por nuk pendohem nga zgjidhja që kam bërë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/