Gjenerali i arrestuar në Turqi, është lindur në Kosovë

Në kuadër të hetimit kundrejt tentativës për grusht shteti të Organizatës terroriste është arrestuar komandanti i dytë i ushtrisë gjeneral Adem Huduti dhe shefi i dytë i ushtrisë dhe Komandanti i Garnizonit të Mallatjas gjeneralajtnant, Avni Angun.

Lajme

16/07/2016 20:24

Gjeneral Adem Huduti, ka lindur në Kosovë në vitin 1952. Më pas emigroi në Turqi. Në vitin 1973 Adem Huduti u diplomua në Akademinë Ushtarake.

Ai ka shërbyer në Divizionin e tretë të këmbësorisë në kufi me Greqinë, të brigadës së shtatë këmbësorike, në kufi me Rusinë dhe ka marrë pjesë në Korpusin e nëntë të Ushtrisë turke.

Për shumë vite, ai ka kontribuar në forcat Aleate Tokësore të NATO­-s për Europën Jugore në Itali. Në vitin 2014 Huduti mori gradën gjeneral lejtnant.

Pas sulmeve të 11 shtatorit kundër kullave binjake në SHBA, gjenerali Huduti shkoi në Afganistan dhe drejtoi trupat turke në Kabul./ Lajmi.net