Grushta për punonjësit e KEDS-it në Rahovec

Një qytetarë ka sulmuar dy punëtorë të KEDS-it, pasi të njëjtit kishin shkuar t’ia shkyçin rrymën.

Lajme

13/09/2017 09:37

Në fshatin Qifllak të Rahovecit është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy punonjës të KEDS-it të cilët ishin duke bërë shkyçje nga rrjeti, për shkak të mos pagesës së rrymës elektrike.

I dyshuari gjithashtu me një mjet të fortë i ka dëmtuar veturën zyrtarëve të KEDS-it.

Me vendim të prokurorit i sulmuesi është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/