Grupi separatist rus kërcënon Kosovën

Grupi paramilitar rus, i identifikuar si "Cossack", i cili cilësohet si organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian, është shprehur i gatshëm të luftojë në Kosovë, nëse iu kërkohet ndihmë nga Serbia.

Bota

22/10/2016 19:45

Disa anëtarë të një grupit separatist nga Rusia – “Cossacks”, të cilët kanë prirje ushtarake, janë shprehur të gatshëm t’i ofrojnë ndihmë “vllezërve të tyre serbë për çlirimin e Kosovës”.

Të intervistuar nga një gazetar serb, kapiteni i këtij grupi Viktorovich Korshunov dhe zëvendësi i tij Roman Jevgenjevič, kanë thënë se ata do të luftojnë për “ bashkimin e popujve vëllazëror sllav”.

“Nëse ju kërkoni ndihmë, ne do të ndihmojnë juve dhe ne do të marrim Kosovën”, ka thënë kapiteni i “Cossacks”, shkruan portali serb telegraf.rs, raporton Gazeta Online Insajderi.

Viktorovich Korshunov ka thënë se “Cossacks” ka 256 anëtarë , prej të cilëve 245 janë të gatshëm nëse kërkohet për ndonjë operacion ushtarak, ndërsa 16 të tjerë janë rezervistë.

“Cossacks” janë cilësuar edhe nga Bashkimi Evropian si grup terrorist. Ata kishin luftuar edhe në Ukrainë pak vite më parë.

“Cossacks” kanë ushtarë me origjinë ruse edhe në Ukrainë, shkruan Telegrafi serb.